Mimoza Shkodra po shijon qëndrimin pranë familjes.
Pandemia preku edhe estradën, janë anuluar të gjitha koncertet e mbrëmjet muzikore që ishin planifikuar të mbaheshin.
Njësoj ishte edhe për Mimoza Shkodrën, ajo gjatë kësaj kohe po qëndron në Zvicër, teksa ka lënë anash për momentin angazhimet në muzikë.
Gjatë ditës së sotme, ajo vizitoi liqenin Oeschinen në Zvicër, ku u shoqërua nga familjarët e saj dhe ndihej e lumtur që është pranë tyre.
Këngëtarja publikoi disa fotografi, në të cilat u shfaq e veshur me një kostum të bardhë dhe dukej në top-formë.