Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit Lana ka dalë nga shtrati dhe ata po luftojnë të vetëm me përmbytjen, ndërsa shteti nuk iu ka shkuar në ndihmë.
Denoncuesi thekson se janë përmbytur disa banesa, dhe prej tre orësh kanë njoftuar por nuk ka ardhur askush për ndihmë.
Gjithashtu ai thekson se “ështe urgjente pasi nese del prape sipas parashikimit per mot te keq do kemi te bejme me nje katastrofe.”