Këngëtari, ish-deputeti dhe humanisti i njohur, Labinot Tahiri – Labi, kësaj here ka vënë fokus edhe një herë anën e tij bamirëse.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Tahiri ka treguar për vizitën e realizuar në një spital të Prizrenit, atje ku po trajtohet një vajzë adoleshente – shërimin e të cilit e ka siguruar iniciativa e nisur nga këngëtari.
Labi i cili gjatë vizitës nuk ka hezituar që të kontribuojë edhe në ngritjen lartë të motivit për vajzën duke i bërë disa prej ushtrimeve bashkë me të, në mbishkrimin e fotografive ka kritikuar qeverinë për vendimet e fundit, teksa ka bërë thirrje që të ndihmohen sa më shumë raste të tilla.
Ky është postimi i tij i plotë
“Po dhurojmë shpresë edhe për këtë engjull vajzë e re derisa në këtë kohë shihni vetëm zi e terrë!
Rinia po emigron , varferia nuk po ndalet , kush nuk kujdeset për keto raste me semundje!
Dhe ata pa meshirë dhe patjeter për një cop leckë( maskë) vendosin denime që kurrë nuk mund ti paguaj askush dhe sa më shumë ta demoralizojnë popullatën, ndersa askush nuk pyet një qytetarë ai ke paret për tu sheruar sikurse kjo vajzë derisa erdhi te ne…!
Zoti e bëftë mirë!
Arianita, ka shumë vite qê nuk ka hasur në ndihmë për operimin e saj lidhur me mos ecjen me kembet e saja!
Ia siguruam mjetet dhe ajo operohet në spitalin Ortomedica në Prizren.
Zoti e ndihmoftë se bashku me mjekët profesionist”, ka shkruar Tahiri në Instagram.