I ftuar në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se nuk duhet pasur shumë pritshmëri nëse vazhdohet me ndarjen e vendit në 12 njësi vendore sikurse janë tani.
Për Kumen, sa më pak rajone zgjedhore që të ketë vendi, aq më efektive do të jetë kërkesa për hapjen e listave.
Kristaq Kume: Kaq sa është menduar për t’u bërë. Kjo do të jetë e shmangur nga pritshmëria, nëse do të vazhdohet të mbesim më ndarjen e vendit në 12 njësi zgjedhore ashtu sikurse i kemi tani. A mos kemi nevojë që pas kësaj të ndërhyjmë në sistem? Në ndryshimet kushtetuese për të cilët nuk ka folur asnjëri, vetëm propozuesit e tyre në Kuvend. Është parashikuar që të hiqet nga kushtetuta dispozita në kushtetutë që parashikon që në Kodin Zgjedhor, republika e Shqipërisë të ndahet në njësi zgjedhore duke iu referuar ndarjeve territoriale administrative.
Pasi është hequr kjo në propozimin e bëra në kushtetutë, është vendosur në dispozitën kushtetuese që sistemi të mbetet po ky që kemi, proporcional rajonal, por ndarja e njësive zgjedhore do të bëhet në Kodin Zgjedhor. Kjo do të thotë që partitë politike kur të ndodhen para ndryshimeve në Kod mund të marrin mendim që gjithë Shqipëria të ndahet në 2 rajone zgjedhore nga 13 që kemi sot, ose në 3 apo 4. Sa më pak rajone zgjedhore të kemi aq më efektive do të jetë zbatimi i kërkesës që rrjedh nga kushtetuta e ndryshuar për hapjen e listave.
Kume tha gjithashtu se hapja e kushtëzuar e listave me njësitë aktuale zgjedhore ka shumë pak mundësi për të sjellë deputetë të parapëlqyer nga zgjedhësit.
Kristaq Kume: Hapja e kushtëzuar listave sjell deputetë në Kuvend vetëm nga vota parapëlqyese e zgjedhësve shqiptar, krahas atyre që do të vijnë nga përcaktimi që kanë bërë partitë, do të kemi deputetë që do të vijnë nga vota qytetare. Nëse vazhdohet të mbetet me kaq njësi zgjedhore, mundësia që të kemi deputetë të ardhur nga vota e parapëlqyer nga zgjedhësit është e vogël.