Kultivuan kanabis në pyll dhe pranë banesës, pranga 2 personave në Mallakastër

0
Gjigandi

Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

”Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin: A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi: J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

RonaTyra

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu