Fjoralba Ponari është provokuar nga një ndjekës përmes Instagramit.
Moderatorja e njohur shqiptare ka vendosur që tua mundësojë ndjekësve t’i shtrojnë asaj pyejte nga më të ndryshmet.
Por, njëri nga ta është treguar më injorant dhe i thotë Fjoralbës se “Ku e ke bossin e madh”.
Ndaj Fjoralba s’ka vonuar t’i kthejë përgjigjen e merituar.
“I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipi i një shqipoje ky.”- shkruan ajo, sigurisht e zhgënjyer nga pyetja që i është drejtuar.