Kryemadhi: Opozita po punon për paketën anti krizë, por problem i madh është Edi Rama – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Pas përfundimit të mbledhjes që kreu i Partisë Demokratike zhvilloi me aleatët në selinë blu dhe ku u vendos që në tryezën e nesërme të organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, opozita do të përfaqësohet në nivel teknik kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat tha, se problemi vetëm dhe i madh që pengon dialogun është Edi Rama.
“Opozita është e gatshme për institucionalizimin e dialogut. Nuk është opozita ajo që pengon dialogun, por Edi Rama. Mos ngritja e BKH i intereson Ramës dhe jo opozitës. Po të miratoheshin amendamentet e opozitës nuk do të kishte krizë. Opozita është e gatshme për të ecur përpara dhe për të hapur negociatat. Opozita po punon për përgatitjen e paketës antikrizë. Kriza nuk është parlamenti, por situate ekonomike që po kalon vendi. Fondi për emergjencat është zero sepse ato lekë kanë shkuar për luksin e ministrave”, tha Kryemadhi.

Aktualisht ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, po zhvillon një takim kokë më kokë me Bashën.
Deklarata e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:
Opozita është gjithmonë e fatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat me BE sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE.
Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë me të gjithë grupet e punës, të propozuara nga të gjithë partnerët e frontit opozitar, që kanë të bëjnë me grupet e punës për përgatitjen e paketës antikrizë, që shumë shpejt edhe ju do njiheni, për tu paraqitur dhe për të dhënë hapat e menjëhershëm sepse kriza nuk është vetëm Parlamenti.
Kriza është ekonomia që kanë sot shqiptarët. Kriza është situata në të cilën gjenden sot shqiptarët. Ju e keni vënë re që para tre ditësh Shqipëria kaloi në një fatkeqësi natyrore që ishte tërmeti i famshëm. Mjafton që të bëni ju si gazetarë një kërkesë zyrtare Kryeministrit dhe Ministrisë së Financave, për të pasur dijeni sesa është fondi për emergjencat.
Është zero para sepse paratë e emergjencave për shqiptarët kanë shkuar për lukset e ministrave të Ramës dhe të stafit të tij. Shkojmë të shohim përmbytjet, që shikojmë trumpetimin e rrugëve pafundësisht dhe reklama pafundësisht ndërkohë që shohim që rrugët nuk kanë kanalizime për tu zhbllokuar dhe për të pasur një qarkullim të lirshëm të qytetarëve.
Pra ajo cka opozita do të propozojë është paketa antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës dhe as për krizën e identitetit të Edi Ramës. Është paketa antikrizë për tu dhënë shqiptarëve më shumë mundësi , punë, siguri dhe garanci dhe juve për të qenë më të lirë në këtë situatë terrori dhe manipulimi mediatik të propagandës së Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu