Pas tërmetit, autoritetet evakuojnë banorët e një pallati te `Myslym Shyri` – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një pallat pranë rrugës Myslym Shyri në Tiranë kategorizohet, si një nga rastet emergjente pas tërmetit.
Bëhet fjalë për një godinë te ndërtuar në vitet ‘60 ku lëkundjet e kanë bërë katin e fundit të tij, të rrezikshëm për të banuar. Grupet e inspektimit kanë mbërritur për të verifikuar situatën, çka detyron zhvendosjen e banorëve raporton Vizion Plus.

Janë 8 persona që banojnë në katin e fundit që sipas përfaqësuesve të pushtetit lokal, do të strehohen në qendrat e bashkisë, deri në riprojektimin dhe rikonstruksionin e godinës.
E zonja e shtëpisë Donika Kashari tregon momentet e panikut gjatë lëkundjeve, moment i cili do të mbetet gjatë në kujtesën e saj.
Sipas të dhënave raste të tilla ka në disa zona të Tiranës, ku si pasojë e amortizimit të godinave të vjetra, lëkundjet kanë shkaktuar dëme shqetësuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu