Nëse jeni ngopur me vetminë, mbase kjo zgjidhje e pazakonshme mund t’ju ndihmojë.
“Compression Carpet” është krevat inovativ, i cili u ofron përqafime të gjithë atyre të cilët ndihen të vetmuar.
Aktorja nga Los-Angeles, Lucy McRae, ka shpikur makinën e cila përqafon, me shpresën që në të ardhmen teknologjia të fillojë më shumë t’i kontribuojë mirëqenies mendore të njerëzve.
Me këtë shpikje ka dëshiruar të studiojë se a do të mundte përqafimi mekanik t’u ofronte ngushëllim njerëzve që i kanë në qejf prekjet.
Makina është ngjyrosur në tone të buta të ngjyrave të trëndafiltë dhe të gështenjtë që t’i ngjasojnë ngjyrës së lëkurës dhe t’i ofrojë më shumë iluzionin e pranisë njerëzore. Jastëkët e butë me të cilët është mbështjellë e marrin trupin dhe e përqafojnë fuqishëm, por edhe këndshëm.
Makina e cila përqafon është ekspozuar në “Festivalin e pamundshëm” në San-Francisko, ekspozitë – tema e së cilës ka qenë hulumtimi i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe makinave në të ardhmen.
Vizitorët e festivalit kanë pasur rastin të provojnë përqafimet e krevatit, ndërsa sa i ka intriguar kjo shpikje flet edhe fakti që nuk i kanë rezistuar madje as ata të cilët vuajnë nga klaustrofobia.