Koronavirusi zgjeron vatrat në disa rrethe të vendit, në Durrës tallava në kohë covidi

0
Gjigandi

Teksa covid 19 vijon të zgjerojë vatrat në të gjithë vendin, qytetarë e biznese neglizhojnë deri në ekstrem protokollet e sigrurisë. Në Durrës, ishin hapur edhe dy lokale me muzikë live dhe ballerina.

Koronavirusi vijon të përhapet dhe të krijojë vatra të reja në të gjithë vendin, por pavarësisht, ende ka njerëz që sfidojnë protokollet e sigurisë.

Në Durrës, sfida për autoritetet kishte shkuar deri në ekstrem.

Dy lokale ishin hapur për muzikë live dhe shfaqje balerinash.

Një ambient u gjet i hapur nga Policia në Lagjen 13 dhe tjetri në fshatin Shkallnur.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat dy administratorët dhe 7 balerina.

Dy administratorët, janë vënë në ndjekje penalë dhe janë gjobitur.

Përtej Tiranës, Kruja shënoi të dielën numrin më të lartë të të prekurve të rinj, me 12 raste, e pasuar nga Berati dhe Puka me nga 8.

Në Berat, burimet thonë se mes të prekurve është një punonjës policie dhe një mësuese.

Ndërsa katër nga personat e prekur janë të afërmit e një të burgosuri, i cili ka rezultuar me Covid-19 me herët.

Tre nga katër rastet e reja në vlorë, sipas hetimit epidemiologjik, ishin kontakte,  të të prekurve me koronavirus, ndërsa një përbën vatër të re.

Një vatër e re e koronavirusit është zbuluar edhe në Pogradec, kurse në në Kolonjë, e prekura e konfirmuar të dielën është rast kontakti.

Në qytetin e Mallakastrës është konfirmuar pozitive një grua cila është shtruar në spitalin infektiv.

Nga dy raste të reja të prekurisht u zbuluan në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Gjirokastër, e  Dibër.

Pjesa më e madhe e tyre sipas hetimit epidemiologjik ishin raste kontakti edhe si pasojë e neglizhimit që po u bëhet protokolleve të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu