Hadid në rrugët e New York’ut me maskë mbrojtëse

0
Gjigandi

Modelja e njohur, Bella Hadid, vazhdon të mbetet e komentuar për secilën lëvizje të saj.

Ajo së fundmi është parë duke u shëtitur në rrugët e New York, ndërsa mbante edhe maskë mbrojtëse, shkruan Daily Mail.

23-vjeçarja e cila mbante disa çanta me vete, kishte vendosur të shfaqet në publik gjatë festës së Pavarësisë së Amerikës.

Me një palë pantallona me ngjyrë kafe, ndërsa në pjesën e sipërme me një bluzë të bardhë, Bellas i theksoheshin edhe linjat trupore.

Ajo kishte vendosur t’i mbante flokët e zeza të lidhura lartë kokës, teksa kishte përdorur në mënyrë minimale makijazh.

RonaTyra

Në mënyrë të tillë kishte përdorur edhe aksesorët, por ajo që mori vëmendjen ishin thonjtë rozë me shkëlqim. Ndonëse kishte qenë e izoluar me familjen e saj në Pennsylvania, tashmë ylli i pistave të modës i është rikthyer punës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu