Kontrolli nga ajri me helikopter dhe dron nxjerr zbuluar të riun nga Shkodra, kapet në arën me kanabis

0
Gjigandi

Një i ri ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacioni policor “Pult” pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet P. B. 28 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë dhe helikopter, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mësohet se policia do të vijojë kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu