Kjo është pasuria e këngëtarit Labinot Tahirit, dikur deputet

0
Gjigandi

Është një nga këngëtarët më të zëshëm ndaj ngjarjeve politike në vend. Sidomos në kohën e pandemisë, këngëtari Labinot Tahiri ka kritikuar shumë vendimet e marra nga qeveria në vend. Tahiri i cili ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, njihet edhe si një nga bamirësit më të mëdhenj në vend.

Labinot Tahiri në kohën kur ishte deputet ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se tek pasuria e paluajtshme posedon tri shtëpi dhe tokë, të cilat i ka deklaruar disa si përfitime nga muzika, e të tjerat trashëgimi nga babai e gjyshi. Pasuria e tij e paluajtshme ka vlerën 1 milionë e 85 mijë euro.

Këngëtari Labinot Tahiri posedon tri vetura në vlerën 52.800 euro. Ndërsa nga firma e tij ‘Erzana’, ai posedon 15 mijë euro me 100% aksione.

Mbi 25 mijë euro janë paratë e tij e të kursyera, të deklaruara në emër të tij dhe si pasuri e përbashkët. Rreth 204 mijë euro janë borxhet e tij ndaj bankave të cilat i ka deklaruar se i ka marr për renovim të shtëpive të tij.

Mbi 20 mijë euro janë të hyrat e tij vjetore nga paga e tij, derisa të hyrat nga muzika i ka deklaruar rreth 1000 euro në muaj, në periudhën 2017-2018.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu