Bundesliga gjermane është rikthyer këtë fundjavë, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rikthen futbollin.
Dita e shtunë sjelli derbin mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes, me vendasit që fituan 4:0.
Njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi një gol dhe asistoi një herë.
Pas ndeshjes, Haaland ka bërë një intervistë të çuditshme, për të cilën po flasin të gjithë.
Gazetari: Pas përfundimit të ndeshjes ju dhe bashkëlojtarët shkuat para ‘Murit të Verdhë’ (pjesa e tifozëve të Dortmundit) i cili ishte i zbrazur natyrisht, pse e keni bërë këtë?
Haaland: Pse jo?
Gazetari: A ishte një lloj mesazhi që dëshironi të dërgoni?
Haaland: Po
Gazetari: Do të na tregoni mesazhin?
Haaland: Për tifozët e mi. Për tifozët tanë.
Gazetari: Ata janë gjithçka për ju dhe Borussia Dortmundin?
Haaland: Janë
Gazetari: Faleminderit shumë. Ishte kënaqësi të flisnim me ju.
Haaland: Faleminderit