Kisha Katolike heton rastin e dy murgeshave që mbetën shtatzënë “aksidentalisht”

0
Gjigandi

Kisha Katolike ka filluar një hetim pasi dy murgesha misionare mbetën shtatzënë ndërsa punonin në Afrikë.

Të dy gratë, të cilat i përkisnin urdhrave fetarë të veçantë në Siçili, po presin fëmijë pavarësisht premtimeve të tyre të dëlirësisë.

Njëra prej tyre, një nënë eprore, zbuloi se ishte disa javë shtatzënë ndërsa tjera zbuloi lajmin kur ankohej për dhimbje në stomak.

Të dy murgeshat tani po përballen me presion për të lënë jetën fetare dhe skandali ka shkaktuar ‘komplot’ midis klerikëve

Njëra prej murgershave, në moshën 34 vjeçare, zbuloi shtatzëninë kur shkoi në spital me dhimbje në stomak, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

RonaTyra

Urdhri i saj fetar nuk është identifikuar, por raportet thonë se ajo i përkiste një manastiri në malet Nebrodi të Siçilisë.

Tani ajo është shpërngulur në Palermo për t’u përgatitur për lindjen e fëmijës së saj.

Tani besohet se murgesha mund të zgjedhë të heqë dorë nga jeta e saj monastike dhe të përqendrohet në rritjen e fëmijës së saj.

Në rastin e dytë, një murgeshë që ishte me origjinë nga Madagaskari u zbulua se ishte disa javë shtatzënë.

Murgesha ishte një nënë eprore dhe ishte kujdesur për të moshuarit në një institut në Ragusa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu