Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.
Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.
Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.
Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.
Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.

