Nga viti 1983 e deri në viti 1988, Prishtina ka qenë pjesë e rangut më të lartë të elitës së futbollit ish jugosllav, shtet artificial, që u shemb në vitin 1991!
Pesë vite të Prishtinës në ligën e parë, që shumë herë ka thyer edhe rekordin e shikueshmërisë, me shikues ia kalonte edhe katërshes së madhe, Dinamos së Zagrebit, Hajdukut të Splitit, Partizanit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit.
Gjashtë futbollistë të asaj kohe, të gjeneratës së artë të Prishtinës, po flasim vetëm për ligë të parë, që nuk janë më në jetë.
Në vitin 1987 pikërisht me 22 nëntor tronditet Kosova, në një aksident komunikacioni në Zllakuçan, humbën jetën dy emra të mëdhenj të futbollit, Faton Domi dhe Favzi Rama. Domi e Rama nuk ishin pjesë e Prishtinës, kohën kur humbën jetën.
Domi luante në Vëllaznim të Gjakovës dhe Rama në KF Liria të Prizrenit!
Me 23 dhjetor të vitit 2006, në moshën 54-vjeçare vdes maqedoni Petre Gruevski, i cili mbrojti ngjyrat e Prishtinës në periudhën 1983-1984. Ai vdiq pas një sëmundje!
Petre Gruevski
Në vitin 2009, vdes serbi Goran Pupovac dhe në moshë të re, 43 vjeç! Babai i Goranit, Nebojsha, me 3 shtator të vitit 1990, u solidarizua me shqiptarët, u fut në grevë duke e kundërshtuar ashpër regjimin e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Pupovac ka qenë pjesë e Prishtinës në periudhën 1984-1989!
Goran Pupovac
Me 14 korrik të vitit 2015, në moshën 61-vjeçare vdiq boshnjaku Ismet Haxhiq, që ishte pjesë e Prishtinës në periudhën 1986-1987 por pati pak ndeshje, vetëm 2. Ai periudhën më të mirë, para se të vinte në Prishtinë, e kaloi në Sllobodë të Tuzllës dhe në Dinamo të Zagrebit. Në Prishtinë nuk u tregua i suksesshëm.
Ismet Haxhiq
Me 9 qershor të vitit 2018, Kosovën dhe shqiptarinë e goditi rëndë vdekja e papritur e legjendës, Fadil Vokrri, atëkohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Kapiteni Vokrri luajti në Prishtinë nga viti 1980 deri në vitin 1986.
Fadil Vokrri
Këta janë gjashtë futbollistë të gjeneratës së artë të Prishtinës, që ndërruan jetë në kohëra të ndryshme.