Sabri Fejzullahu ka sjellë pamje nga villa e tij në Brezovicë.
Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Sabri Fejzullahu, për vite me radhë po i qëndron besnik skenës muzikore shqiptare.
Këngëtari kohë pas kohe gjen kohë edhe për t’u relaksuar, ai në rrjete sociale publikoi pamje të villës së tij në Brezovicë.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan ai sipër njërës foto, e në tjetrën shfaq bashkëshorten e tij, Nerën.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Sabri Fejzullahu është “Simpatia e shkollës”, në bashkëpunim me Leonora Jakupin.