Këshilltari i Trumpit nuk dëshmon në hetimet për shkarkim të presidentit

0
Gjigandi

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Charles Kupperman, nuk është paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve rreth hetimeve nëse presidenti amerikan, Donald Trump ka kryer shkelje duke i bërë presion homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, për të hetuar rivalin e tij politik, ish nën-presidentin amerikan, Joe Biden.

Kupperman, i cili ka shërbyer si zëvendës-këshilltar për Siguri Kombëtare, ka injoruar thirrjen e detyrueshme për intervistim nga tri Komitete të Kongresit për të dëshmuar, ka thënë kongresisti demokrat, Adam Schiff, që drejton Komitetin për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka siguruar imunitet për dëshmi Kuppermanit, i cili ka nisur një padi federale përmes së cilës kërkon nga gjyqtari që të vendosë nëse duhet të dëshmojë apo jo.

Schiff ka thënë se padia e Kuppermanit “nuk ka bazë ligjore” dhe ka pretenduar se Shtëpia e Bardhë është duke synuar të pengojë Kongresin dhe këshilltarin në dhënien e dëshmisë potencialisht “inkrimunuese”.

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur hetimet për shkarkim të Trumpit një muaj më parë, pasi një informator ka thënë se Trump ka kërkuar nga Zelenskiy më 25 korrik, që të hetojë veprimet e Bidenit dhe djalit të tij, Hunter.

RonaTyra

Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që ka nisur një procedurë për shkarkim të presidentit, ndonëse asnjëri prej presidentëve nuk është larguar nga pozita përmes këtij procesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu