Këshilli politik, Gjiknuri fton palët për mbledhje sot në orën 17:00

0
Gjigandi

Pas marrëveshjes me opozitën parlamentare, Damian Gjiknuri kërkoi të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit Politik.

Përmes një e-mail-i, të shpërndarë edhe për mediat, theksohet ndër të tjera se “duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni pasur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare, të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura, propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve”.

Gjiknuri propozon që në rend dite të vendoset diskutimi mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon çështjes së hapjes së listave.

“Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama,” – thuhet në e-mail-in e shpërndarë nga Gjiknuri.

Mbrëmjen e së martës, në selinë e PS-së, socialistët firmosën bashkë me opozitën parlamentare marrëveshjen që i hap rrugë miratimit të kodit zgjedhor bashkë me ndryshimet e Kushtetutës.

RonaTyra

Kjo dakordësi e firmosur bashkarisht mes socialistëve dhe opozitës parlamentare u dënua ashpër nga opozita jashtëparlamentare, e cila e konsideroi si akt që vë në diskutim stabilitetin politik të vendit dhe zhbën marrëveshjet e shkuara të arritura në Këshillin Politik.

Sipas demokratëve socialistët “nuk kanë interes hapjen e listave zgjedhore, pasi propozojnë vetëm hapje me 1/3 e tyre dhe si qëllim kryesor duan vetëm heqjen e koalicioneve parazgjedhore”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu