Këshilli Europian zyrtarizon: Nuk hapen kufijtë për Shqipërinë

0
Gjigandi

Këshilli i BE-së aprovoi rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme mbi udhëtimin në vendet e bllokut.

Ashtu siç ishte mësuar më herët, Shqipëria është pjesë e listës së vendeve të cilave nuk i lejohet hyrja në BE nga 1 korriku. Në listën tjetër, atë të 15 vendeve që morën dritën jeshile nuk është as SHBA dhe Brazili, që kanë një situatë alarmante me pandeminë. Kina, vendi i origjinës së koronavirusit, thuhet ne deklaratën e këshillit, mbetet për tu konfirmuar për reciprocitetin. Në Amerikë, vendi më i goditur në botë prej Covid 19, lista e aprovuar e lëvizjes ku mungon edhe Rusia, ka shkaktuar debate të mëdha.

Fillimisht, u raportua se në draft listë ishin 54 vende që u diskutuan nga shtetet anëtare të BE-së, por në fund ajo u rrudh, duke përfunduar në 15 shtete.

Mes tyre dallon Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut e Ruanda, ndërsa nga rajoni i Ballkanit, dritën jeshile e ka marrë vetëm Serbia dhe Mali i Zi. Diplomatët patën rënë dakord që lista të rishikohet çdo dy javë në varësi të zhvillimeve.

Vendet anëtare do të kenë për çdo rast autoritetin të vendosin se cilët qytetarë jo të BE-së duhet të lejohen, çka do të thotë se në raste të caktuara mund t`i rivendosin masat për kufijtë e brendshëm, megjithatë Brukseli shpreson se një qasje e koordinuar mund të ndihmojë në shërimin e kontinentit.

RonaTyra

Më herët këtë muaj, vetë KE-ja ishte shprehur se rihapja e kufijve me vendet jo anëtare të BE në Ballkanin perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ishte prioritet nga 1 korriku./tch

Lista

• Algjeria
• Australia
• Kanadaja
• Gjeorgjia
• Japonia
• Mali i Zi
• Maroku
• Zelanda e Re
• Ruanda
• Serbia
• Koreja e Jugut
• Tajlanda
• Tunizia
• Uruguai
• Kina, subjekt konfirmimi i reciprocitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu