Këshillat me paraardhësit/ Bajram Begaj përfundon takimet me Moisiun, Topin dhe Meidanin

0
8
Gjigandi

Ka përfunduar takimi mes Presidentit të ri të zgjedhur të Shqipërisë me paraardhësit e tij në krye të shtetit. Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj u takua këtë të enjte me tre ish-Presidentët e Republikës.

Takimi me Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Rexhep Meidanin u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Mendohet se Begaj ka marrë këshilla nga paraardhësit e tij për drejtimin e shtetit.

Bajram Begaj është zgjedhur si presidenti i nëntë i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim më 4 qershor.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu