“Kënaqen me frikën e njerëzve”/ Revoltohet Florjan Binaj pas lajmit për tërmet të fuqishëm – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas lajmit që alarmoi Tiranën mbrëmjen e djeshme për një tërmet 6 ballësh, teksa citohej sizmologu i njohur grek, Akis Tselentis.

Lajmi u klasifikua fals nga kryeministri Edi Rama, ndërsa dy gazetarët për të cilët dyshohet se përhapën lajmin, u shoqëruan në polici.
Kjo situatë e krijuar irritoi mijëra qytetarë, të cilët lanë shtëpitë dhe vrapuan të gjithë jashtë. Mes personave të revoltuar është edhe aktori Florjan Binaj, i cili përmes një postimi në “Instastory”, e konsideroi diçka të ndyrë.
“Në ka një gjë më të ndyrë se pafytyrësia, janë ata tipat që na parashikokan tërmetin e ardhshëm. Pse nuk dolën këta të na thonin për të parin! T’u vijë turp që kënaqen me frikën e njerëzve. Turp!”, shkruan ndër të tjera Flori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu