“Më ke mua” është një prej këngëve më të bukura të Kejsi Tolës, e cila mban firmën e Flori Mumajesit. “Është kënga e jetës sime”, është shprehur disa herë këngëtarja për këtë krijim të ndjerë, i cili e shoqëroi edhe me lajme rozë pas garës në “Kënga Magjike” vitin e kaluar.
Shumë lajme me dyshimet se Kejsi mund të ishte e lidhur me Flori Mumajesin qarkulluan asokohe nëpër media e portale, por askush prej të dyve nuk foli për vërtetësinë e tyre.
Sot, kur “Më ke mua” numëron më shumë se 10 milionë pëlqime në YouTube, Kejsi është dyshif e lumtur: “Sepse kushdo nga ne mund ta gjejë veten në këtë këngë”, – thotë ajo.
Po lidhja me Florin pas kësaj kënge dhe ato që quhen “fake news”? Në lidhje me këtë pyetje, Kejsi tha sot në “Piter Pan”:
“Unë mendoj që ‘fake news’ do ketë gjithmonë dhe nga gjithë kjo eksperienca ime në botën e muzikës, por tani edhe të showbiz-it, sepse gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, jam mësuar dhe kam filluar të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzitnin shumë, më preknin shumë emocionalisht.
Patjetër që “fake news” do të ekzistojnë gjithmonë. Le të hamendësojnë njerëzit sa të duan, për çdo gjë që duan….”
“Ky ishte një “fake news” atëherë?” – këmbënguli Alketa për lidhjen me Flori Mumajesin, por përgjigjja e Kejsit ishte e njëjta: “Thashë le të hamendësojnë si të duan…”