Kapen 2 adoleshentë, shpërndarës droge në Durrës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ditën e sotme policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar dy persona për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.
Personat me inicialet J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës janë kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit fizik të tyre dy të rinjëve u gjetën materiale lëndë narkotike të dyshuar marijuane e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi.
Materialet i kanë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e Strukturave Policore se në lagjen Nr. 5 të qytetit të Durrësit dy persona shpërndanin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe gjatë kontrollit kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit J. R., 18 vjeç dhe E. XH., 16 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik Policia u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale lëndë narkotike të dyshuar marjuanë, e ndarë në doza, me qese farmaceutike të gatshme për shpërndarje, një thikë, kaçavidë dhe një maskë në formë kapuçi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu