26 nxënës në spitalin e Shkodrës, Inspektoriati Shtetëror: Po kërkojmë shkaqet e intosikacionit – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Shkodër bëri të ditur se është njoftuar në datë 3 tetor 2019, ora 19.30, se në Spitalin Rajonal Shkodër ishin paraqitur 26 raste me siptoma intoksikimi, të vjella, temperaturë dhe shqetësime të tjera. 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste në repartin e pediatrisë.
Sot, njoftoi Inspektoriati, më datë 4 tetor 2019, janë hospitalizuar 7 persona, që po marrin shërbim në Spitalin Rajonal Shkodër, nga të cilët 5 janë në repartin infektiv dhe 2 në pediatri.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor po kryejnë proçedurën e marrjes së mostrave për të zbuluar shkaktarët e intoksikacioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu