‘Kam pasur probleme me vetëbesimin’, Jonida Shehu rrëfen vështirësitë e karrierës dhe planet për fëmijë

0
Gjigandi

E ftuar ditën e djeshme në “Pop Culture”, në një intervistë pa doreza me Dojna Memën, Jonida Shehu ka folur për atë anë të jetës së saj që shumë pak e njohim. Nëse sot Joinda na krijon përshtypjen e gruas së sigurt në vetvete, spontane dhe moderatores që merr me sukses timonin e të gjitha programeve që drejton, dikur për të rruga s’ka qenë e thjeshtë.

Për të arritur aty ku është, Jonida tregon se ka kaluar shumë vështirësi, që kanë ardhur kryesisht nga problemet e saj me vetëbesimin.

“Në këtë fazë e di kush janë pikat e mia të dobëta dhe të forta, ku do guxoja dhe ku nuk do guxoja. Kam pasur pafundësisht probleme me vetëbesimin, pavarësisht se kam qenë fëmija i përkëdhelur, fëmija i tretë, më e lirë se motra dhe vëllai në raport me presionin që prindërit kanë ndaj fëmijës. Kam qenë e ndrojtur, nuk kam pasur besim te vetja dhe në njëfarë mënyre pjesa e karrierës publike tek unë ka ardhur pa e kërkuar unë. Nëse do varej nga unë, nuk do ta kërkoja kurrë”, -ka rrëfyer Jonida.

Ajo ka kujtuar edhe fillimet e karrierës, kur pas emisionit thjesht zhdukej, në mënyrë që të mos dëgjonte mendimin apo gjykimin e të tjerëve rreth punës së saj, sepse nuk e pranonte dot.

“I mbaj mend ditët e para që unë pasi dilja nga emisioni, zhdukesha! Nuk doja të takoja as shefen time, as kolegët e mi, as prindërit, as kushërinjtë, as shokët, as shoqet, sepse nuk doja të merrja gjykimin dhe mendimin e tyre… që këtu më pëlqeve apo këtu nuk më pëlqeve. Nuk e pranoja dot. Kisha absolutisht shumë gjëra për të rregulluar, por kur ta thotë tjetri është shumë e sikletshme. Pastaj kur unë fillova t’i fusja një mendje të lehtë kaluan shumë kohë”, -u shpreh ajo.

RonaTyra

Ndërsa për sa i përket jetës private, Jonida tregoi se nuk ka në plan të sjellë një fëmijë tjetër në jetë, pasi sipas saj në këto kohëra është bërë shumë e vështirë rritja e një fëmije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu