Juventus fiton në fushë dhe jashtë saj.
Zonja e Vjetër vazhdon të marrë rezultate pozitive edhe në merkato. Në fakt, Fabio Paratici duket se është vënë në lëvizje për të mbyllur një tjetër operacion për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për një goditje me kosto 40 milionë euro.
Sipas Mirror, bardhezinjtë duan 21-vjeçarin e Arsenal-it, Matteo Guendouzi, i cili është nxjerrë në shitje nga Topçinjtë dhe që konsiderohet një nga lojtarët më premtues të futbollit europian.
Për futbollistin interesohen shumë klube të mëdha, mes të cilëve edhe Inter-i i Beppe Marotta-s. Londinezët janë të gatshëm të negociojnë dhe Juventus duket se është në pole position.