Pogba krijon zhurmë më shumë

0
Gjigandi

Paul Pogba krijon zhurmë më shumë për gjërat jashtë fushës së blertë, sesa me kontributin real si lojtar i Manchester United. Thënë ndryshe, ai nuk është lider, si Roy Keane. Këtë konkluzion e ka arritur ish-futbollisti i shquar i skuadrës angleze në fjalë, Teddy Sheringham. Fituesi i Kupës së Botës u kthye në “Old Trafford” në verën e vitit 2016, si pjesë e një pakete transferimi rekord prej 89 milionë milionë euro. Synimi ishte që ndërkombëtari francez, i cili kishte arritur statusin e superstarit përgjatë katër viteve me Juventusin, të bëhej lideri i “Djajve të Kuq”.

Klubi nga “Old Trafford” ende është duke pritur që kjo të ndodhë, me pikëpyetje mbi formën, fitnesin dhe dëshirën e vetë Pogba, shumë larg pritshmërive në eksperiencën e tij të dytë në Premier League. Sheringham pranon se 27-vjeçari i ka zhgënjyer pritshmëritë, kur bëhet fjalë për të udhëhequr me shembullin personal: 

“Pogba për mua nuk është një lojtar i madh. Ka shumë fjalë për të, por kur përmendni lojtarët kryesorë, kapitenët… Kur gjërat nuk shkonin siç duhet në kohën tonë, Roy Keane i vendoste gjërat në vendin e vet. Ai dinte ta drejtonte ekipin tonë, të kërkonte thellë se çfarë nuk shkonte.

Ai na mbante fjalim para çdo ndeshjeje që luanim, për shkak të dëshirës për të dhënë gjithçka të gjithë. Nëse shikoni sot Paul Pogba, kam dyshime nëse ka të njëjtin mentalitet. Ai mund të jetë një djalë i talentuar, por në të vërtetë nuk e ka nxjerrë dot Manchester United nga situata. Për mua përgjigjet e tij prej lideri mungojnë, ai nuk e bën diferencën te Manchester United. Është mirë të jesh kryelartë dhe arrogant në kohën dhe vendin e duhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu