Juventus e vendosë në shitje Ramsey, vetëm një vit pas transferimit

0
Gjigandi

Aaron Ramsey mund të jetë viktima e parë e ‘rimëkëmbjes’ ekonomike te Juventus pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Kampionët e Italisë mund të vendosin disa lojtarë në shitje me t’u hapur afati kalimtar i verës, dhe ylli uellsian pritet të jetë njëri prej tyre.

Mediet në Angli kanë mësuar se dy skuadra të mëdha angleze janë vënë në “alarm” për mundësinë për të transferuar Ramsey këtë verë.

29 vjeçari ishte transferuar te Juventus vetëm verën e kaluar, pasi përmbushi kontratën me Arsenal.

Pavarësisht se shënoi në dy ndeshjet e fundit në Serie A, sezoni i Ramsey në Itali është përshkruar me disa lëndime, duke bërë që ai të mos konsiderohet i paprekshëm te skuadra e Maurizio Sarrit.

RonaTyra

Arsyeja që po shtyn Juventusin të heq dorë nga Ramsey, është paga e tij e lartë, prej 400 mijë funte në javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu