Pioli “shenjtëron” Ibrën; e krahason me legjendën, 20 herë kampion

0
Gjigandi

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e krahasoi sulmuesin Zlatan Ibrahimovic me legjendën e tenisit, Roger Federer. Suedezi pati një ndikim të menjëhershëm te kuqezinjtë, pasi u bashkua me ta në janar, para se sezoni i Serie A të shtyhej për shkak të pandemisë së koronavirus.

Fituesi i titullit me Milan, Inter, Barcelona, ​​PSG, Manchester United dhe Ajax kishte shënuar 4 gola në të gjitha garat, në eksperiencën e dytë të tij në “San Siro”, pas ardhjes aty nga LA Galaxy. Mes dyshimeve për të ardhmen në Milano, ku nënshkroi vetëm një marrëveshje fillestare deri në fund të sezonit, për shkak të krizës së Covid-19, Pioli e krahasoi 38-vjeçarin me 20 herë kampionin e shkëlqyeshëm të tenisit, Federer.

“Unë fola me të, po shkon mirë, – tha Pioli gjatë një bisede në Instagram. – Personalisht, mendoj se talenti tek ai është një cilësi e lindur dhe nuk është e vështirë për mua ta vërejtja, por talenti mund të punohet dhe përmirësohet. Kjo ndodh te Ibra. Unë jap shembullin e Roger Federer, pasi ai lindi me talent, por punoi vazhdimisht, çdo ditë, për t’u bërë ndoshta tenisti më i madh, që ka jetuar ndonjëherë.

Ne, gjithashtu, kemi parë që talente të mëdhenj natyrorë kanë humbur, janë zhdukur, ndoshta sepse nuk ishin të gatshëm të bënin sakrifica, të punonin shumë. Edhe Ibra më thotë se objektivi i tij i vetëm është që çdo ditë të përmirësojë performancën. Kjo është ajo që bie direkt në sy tek ai”.

Kevin-Prince Boateng, kohët e fundit vlerësoi ndikimin e Ibrahimovic gjatë kohës së tij në Milano, duke pretenduar se suedezi ishte një ëndërr për të punuar me të: “Milani duhet ta mbajë atë, sepse di si të bëjë ndryshimin. Ishte e lehtë për mua të luaja me të, e kuptova menjëherë. Ibra kërkon shumë nga shokët e skuadrës, më krijonte shumë hapësirë, më dha topa për të cilat ëndërroja. Ai ishte shoku i përsosur. Na kritikonte të gjithëve, nëse nuk e pasonim mirë topin, ose gabonim para portës kundërshtare. Duke u sjellur kështu, ai na mësonte”.

RonaTyra

Ndërsa lidhet fort me një largim nga Milani në fund të sezonit, vetë Ibrahimovic ka deklaruar se nuk është i sigurt se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu