Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi sot me rastin e vrasjes së kreut të ISIS-it Abu Bakr Al Baghdadi se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, por se beteja kundër Shtetit Islamik nuk ka mbaruar.
Ai shkroi në llogarinë e tij në Twitter se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë me partnerë të koalicionit për t’i dhënë fund vrasjeve dhe aktiviteteve barbare të ISIS-it përgjithmonë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi sot se forcat amerikane vranë kreun e ISIS-it në Idlib, Siri herët këtë mëngjes.