Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se dhuroi 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastrehë.
Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, Bezos Day 1 Fund, njoftoi lajmin për donacionet të enjten.
Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018.
Donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.
Vitin e kaluar Bezos dha 97.5 milionë dollarë për familjet e pastreha në 16 shtete.
Bezos ka një vlerë neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.
Themeluesi i Amazon është në betejë me Bill Gates për mbajtjen e fronit si njeriu më i pasur në botë. Aktualisht ai mban vendin e dytë me një pasuri prej 109 miliardë dollarë. Ndërsa Gates kryeson me 110 miliardë dollarë.