Media greke: Nikos Dendias i dha Ramës një mesazh të qartë për marrëdhënien me Turqinë

0
Gjigandi

Ditën e djeshme, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë, teksa media e njohur greke “Ekathimerini” shkruan se ai i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportet me Turqinë.

Nikos Dendias ka theksuar se Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete dhe se se Shqipëria ka bërë një zgjedhje kyçe për t’u bërë anëtare e BE-së dhe për t’u vendosur në thelbin e fortë të familjes evropiane.

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, gjatë vizitës së tij të mërkurën në Tiranë, përcolli një mesazh shumë delikate, por të qartë lidhur me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe pasojat e rolit minues të luajtur në Ballkanin Perëndimor nga palët e treta me axhendë revizioniste, si Turqia.

Dendias megjithatë shprehu optimizmin e tij të përgjithshëm për marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe për perspektivën për të ecur përpara në çështjet dypalëshe, si nënshkrimi i marrëveshjes për t’i referuar përcaktimit të zonave detare në Hagë.

Mesazhi i Dendias ishte në fakt një përgjigje indirekte ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili të mërkurën mori pjesë në nënshkrimin e kontratës për prokurimin e tre UAV-ve turke Bayraktar nga Shqipëria.

RonaTyra

Rama tha ndër të tjera se “falënderimi nuk mjafton për mikun tim [presidentin turk Rexhep Tajip] Erdogan” dhe shtoi se “jemi krenarë që jemi në të njëjtën anë dhe partnerë strategjikë me Turqinë”.

Dendias, i cili hëngri drekë me Ramën, tha më pas se Shqipëria ka bërë një zgjedhje kyçe për t’u bërë anëtare e BE-së dhe për t’u vendosur në thelbin e fortë të familjes evropiane. “Kjo është vendi ku ne grekët besojmë se i përket. Por kjo nënkupton një sërë parametrash”, tha ai.

Dendias theksoi se Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete. “Por ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me gjithë revizionizmin. Për rrjedhojë, çdo parametër duhet t’i shërbejë idesë evropiane nga njëra anë, por nga ana tjetër nuk duhet të lejojë revizionizmin në rajon”, tha ai.

Bisedimet e tij me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka u fokusuan në përshpejtimin e dialogut mbi bazën e marrëveshjes politike ekzistuese, për arritjen e një marrëveshjeje për referimin e çështjes së kufizimit të zonave detare dhe rafteve kontinentale të dy vendeve në arbitrazh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu