Ukraina: Do të sulmojmë gjithnjë e me thellë në territorin rus

0
Gjigandi

Kreu i inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov, është shprehur se Ukraina se sulmet e saj do të depërtojë gjithnjë e më shumë në territorin rus.

Komentet Budanov i bëri në një intervistë me një reporter nga rrjeti amerikan ABC, pasi një bazë ruse në Donetsk u sulmua.

“Sulmet do të shkojnë gjithnjë e më thellë në territorin rus”, paralajmëroi kreu 37-vjeçar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kirylo Budanov.

Në një pranim të rrallë publik të viktimave në luftën në Ukrainë, Moska pranoi më herët të hënën se dhjetëra ushtarë të saj ishin vrarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të këtij viti, pas sulmit të paprovokuar rus mbi Ukrainë, numri i viktimave vijon të rritet dita-ditës dhe ende nuk duket një armëpushim në horizont.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu