Live nga Kongresi i CDU-së/ Basha tregon se çfarë diskutoi me përfaqësuesit e politikës gjermane

0
Gjigandi

I gjendur në Kongresin e CDU-së në Lajpcig, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha realizoi një lidhje direkte në Facebook.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

“Gjatë ditës së djeshme kam patur rastin të diskutoj së afërmi me disa nga figurat drejtuese të CDU-së, ndërsa sot pres të takohem me kryetarin e partisë dhe ministrin e Mbrotjes. Në fokus të bisedave ka qenë së pari çështja e integrimit evropian, pra hapja e negociatave. Duke falenderuar CDU-në për qëndrimin që i hapi rrugë nocionit të Bundestagut, planit me 9 pika, udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza si dhe kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetjeje çka më është konfirmuar në të gjitha takimet që kam patur këtu me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane dhe me figura të tjera të rëndësishme, eurodeputetë, eurodeputete, që kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët; natyrisht edhe mbështetjen për opozitën”, deklaroi ndër të tjera Basha.
“Gjatë ditës së djeshme por edhe të sotme në fokus ka qenë edhe plani ekonomik i PD-së që siç e mbani mend, siç e dini është ndërtuar me ndihmën e ekspertëve kristian-demokratë gjermanë të partisë”, shtoi ai më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu