Jashtë rrethimit të sigurisë, me ndërresa, ushqime dhe ujë, ja si presin të afërmit e pacientëve të shtruar në Infektiv

0
Gjigandi

TIRANË
Ditë të vështira për ata që janë prekur nga COVID-19 dhe ndodhen në ambiente spitalore por jo më pak e vështirë dhe për të afërmit e tyre. Përveç shqetësimit për jetën e tyre dhe shëndetin e njerëzve të dashur ata duhet të kujdesen dhe për nevojat e tyre.

Çdo ditë para Spitalit Infektiv familjarë të shumtë çojnë ushqime, ujë apo dhe sende të tjera të nevojshme për të afërmit e shtruar. LSA sjell disa pamje nga dita e sotme, ku mes tyre ndodhet dhe një e moshuar që pret jashtë rrethimit të karantinës.

Ndërkohë sipas MSH vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu