Arbër Hajdari bën bashkë aktorët dhe regjisorët më të mirë të Shqipërisë: Krenaritë e kombit

0
Gjigandi

Aktivisti i njohur Arbër Hajdari ka bërë bashkë regjisorë e aktorë, figura emblematike të skenës shqiptare. Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Mevlan Shanaj etj, janë miqtë që ai i ka mbledhur në një tryezë.

Me një postim në “Facebook”, Hajdari shkruan se ka mirëpritur krenaritë e kombit, me të cilët ka zhvilluar dhe një bisedë. Ai i shpreh mirënjohje dhe falënderime për kontributin e çmuar që kanë dhënë për vendin tonë.

“Sot mirëprita në Ndërmarrjen tonë Sociale, Krenaritë e Kombit”.
Kënaqësi e veçantë biseda me aktorët dhe regjisorët më të mirë të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe mirënjohës përjetë për kontributin e çmuar që keni dhënë për vendin tonë. Faleminderit i madhi Robert Ndrenika, e dashura Tinka Kurti e Margarita Xhepa së bashku me Natasha Lako. Faleminderit Viktor Zhusti, Kastriot Caushi, Bujar Kapexhiu, Bujar Asqeriu, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Ilir Harxhi, Mevlan Shanaj, Sokol Angjeli, Enver Petrovski ♥️🤩 Jeni të mirëpritur gjithmonë ♥️ Mirënjohje përjetë!”, shkruan Arbër Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu