Kush është Vladimir Osechkin, njeriu që shpëton zyrtarët e lartë rusë

0
Gjigandi

Një numër zyrtarësh të rangut të lartë rusë po i shpëtojnë kapjes nga presidenti Vladimir Putin dhe po dezertojnë në Perëndim.

Një aktivist i shquar rus për të drejtat e njeriut, Vladimir Osechkin, thotë se ai ka ndihmuar një numër agjentësh të lartë të FSB-së dhe madje një gjeneral që të largohen nga Rusia, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.

Osechkin cilësohet si një njeri që i njeh shumë mirë rreziqet e sfidimit të shtetit rus, pasi ka qenë pre e një atentati në vitin 2015.

Duke folur nga Franca, për CNN ai tha “Në 10 vitet e fundit kam bërë shumë gjëra për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Por në këtë moment, kuptova se misioni im për të ndihmuar njerëzit e tjerë krijonte një rrezik shumë të lartë për familjen time.”

Në vitin 2012, Osechkin dhe familja e tij kanë kërkuar azil dhe tashmë jetojnë në Francë nën mbrojtjen e policisë 24/24.

Union Contact

Nisur nga kjo ngjarje, ai i është përkushtuar ndihmës ndaj zyrtarëve të lartë rusë që duan të largohen nga Rusia.

Emri i tij është skalitur në “listën e të kërkuarve” të Putinit, madje i është dhënë një urdhër vdekjeje. Por, kjo nuk e ka ndalur punën e tij si aktivist i të drejtëve njerëzore dhe si gazetar investigativ.

Osechkin themeloi Gulagu.net në vitin 2015, i cili synon korrupsionin dhe heton rastet e torturës në Rusi. Puna e tij mori përmasa të mëdha që prej fillimit të luftës në Ukrainë, kur filloi të ndihmojë në arratisjen e zyrtarëve të lartë rusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu