Ditëve me reshje shiu do ti vijë fundi në javën që pritet të nisë.
Ashtu sikundër ndodh në muajin Korrik, në vend do të hyjnë në qarkullim rrymat e nxehta Afrikane, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare në male.
Era, gjatë gjithë kësaj jave do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë në tokë.
Në brigjet detare e veçanërisht në bregdetin Jonian, deri ditën e mërkurë era do të fitojë forcë gjatë orëve më të nxehta mesatare e hera herës e vrullshme.
Temperaturat si në tabelë, do të pësojnë rritjen e tyre më të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.
Ju urojmë një javë të mbarë dhe kujdes nga rrezet forta të diellit gjatë orëve të mesditës!