“Ja pse them se te Interi ka shanse për të fituar, ndryshe nga Tottenham”

0
Gjigandi

“Zgjedhja e Interit mendoj se ishte e duhura!”. Me këtë fjali, Christian Eriksen rrëfehet për të përditshmen daneze “Jyllands-Posten” për zgjedhjen për të veshur fanelën zikaltër.

“Kishin shumë dëshirë që të transferosha aty dhe për mua besimi dhe mbështetja duan të thonë shumë: do të kishin bërë çdo gjë për të pasur. Disa tifozë të Tottenham u mërzitën sepse në një intervistë për BBC thashë se kisha mundësi të fitoja diçka këtu, por fakti që në Angli ka shumë ekipe konkurruese e bën më të vështirë për të triumfuar: te Interi ka më shumë shanse”.

“Te Tottenham do të ketë gjithmonë persona që do të jenë të mërzitur me mua, por pjesa më e madhe ishin pozitiv. Më ka pëlqyer të luaj aty dhe kam shumë kujtime. Jeta e futbollistit është e tillë. Në Itali e ndjeva që më pritën mjaft mirë. Natyrisht, është tjetër gjë dhe më duhet kohë: gjuha, kampionati dhe stili i lojës”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu