Fitoi luftën me koronavirusin, modelin amerikan e merr në qafë droga dhe alkooli

0
Gjigandi

Modeli i njohur amerikan Scott Disick, është rikthyer në rehabilitim, për shkak se të përdorimit të tepërt të alkoolit dhe kokainës. Behët me dije se kohët e fundit ka pasur probleme me Kourtney dhe se ende po vuan humbjen e prindërve të tij.

Mediat e huaja kanë mësuar se ai po e kryen rehabilitimin në një qendër shëndetësore në Kolorado. Burimet thonë se Disick, njihet për festat e tij të “çmendura” dhe kohët e fundit kishte pirë jashtëzakonisht shumë alkool dhe kokainë.

Mesa duket 36-vjeçari ka luftuar me jetën familjare gjatë bllokimit dhe është akoma duke kaluar një kohë të vështirë për të përballuar humbjen e të dy prindërve të tij disa vjet më parë.

Pavarsisht se ia doli të fitonte betejën me koronavirus duke qenë se rezultoi pozitiv pas testimit, dhe qëndroi në karantinë për dy javë rresht në suitën e tij private, “ylli” po përballet edhe me problemin e alkoolit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu