Izraeli ekstradon në ShBA rusin e akuzuar për vjedhjen e 20 milionë dollarëve me kartela bankare

0
Gjigandi

Një shtetas rus, i dyshuar për krime kibernetike, është paraqitur për herë të parë në një gjykatë amerikane të martën pasi u ekstradua nga Izraeli.

Aleksei Burkov, 29 vjeç, u ekstradua natën dhe u paraqit në një gjykatë të Virgjinias për t’u përballur me akuzat për vjedhjen e më shumë se 20 milionë dollarëve nga kartelat bankare të qytetarëve amerikanë përmes shitjes së të dhënave të kartelave bankare.

Sipas aktakuzës, ky person akuzohet edhe për vjedhje të identitetit dhe pastrim të parave. Ai ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2015 përderisa po përpiqej të largohej nga Izraeli.

Muajin e kaluar, ministri izraelit i drejtësisë, Amir Ohana, e nënshkroi urdhrin për ekstradimin e këtij të dyshuari në Shtetet e Bashkuara. Para disa ditës, ankesën e rusit kundër ekstradimit e refuzoi Gjykata Supreme e Izraelit.

Ambasadori rus në Izrael e kishte kundërshtuar ekstradimin e këtij personi, duke thënë: “Ne tashmë kemi shumë raste të ndjekjes penale të qytetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara. Besoj se ky vendim përfundimisht nuk është hap në drejtimin e duhur”.

RonaTyra

Rusi Burgov është hakeri i dymbëdhjetë nga ky shtet që është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara nga vendet e treta viteve të fundit, shkruan “Free Europe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu