Italia shpall vendimin, ja çfarë do të bëhet me stadiumin emblematik “San Siro”

0
Gjigandi

Autoriteti i Trashëgimisë Historike në Itali ka dhënë lejen që stadiumi “San Siro” të shembet, duke deklaruar se nuk ka ndonjë domethënie arkitektonike që do të parandalonte prishjen e saj.

Në këtë mënyrë hapet rruga për ndërtimin e një stadium të ri për skuadrat e Milanit dhe Interit, që tashmë nuk do të luajnë më në arenën e ndërtuar në vitin 1925.

Të dyja klubet e kanë dhënë miratimin e tyre që të ndërtohet një stadium i ri. Vendimi i Autoritetit të Trashëgimisë i hap udhë zbatimit të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri, kostoja e të cilit llogaritet të arrijë shifrën e 1.2 miliardë eurove.

Klubet po ashtu kanë menduar që vetëm një pjesë të stadiumit të mos e prishin në mënyrë që të shërbejë si pikë referimi për tifozët. Projekti i ri pritet që të rrisë kapacitetin e stadiumit, si dhe të shtojë komoditetin për të gjithë tifozët.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu