Ishte me COVID dhe po transportohej drejt Infektivit, e moshuara nga Pogradeci vdes rrugës për në Tiranë

0
Gjigandi

TIRANE-Një 88-vjeçare nga Pogradeci e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Elbasan, teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv.

E moshuara ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar dhe për pasojë po transportohej për në Tiranë te Infektivi.

Por gjatë transportit ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë teksa ambulanca ishte duke kaluar në qytetin e Elbasanit.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në morgun e Elbasanit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu