Atalanta-Valencia është ndeshja që do të mbahet mend shumë gjatë nga italianët dhe spanjollët.
E luajtur në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshja mes Atalanta dhe Valencia identifikohet si një nga ndeshjet që ndihmoi në përhapjen e pandemisë Covid-19.
Lidhur me këtë ndeshje ka folur së fundmi edhe lojtari i Valencia, Daniel Wass, i cili e konsideron të tmerrshëm vendimin për ta luajtur ndeshjen.
“Ata na thanë se ndeshja shkaktoi gjithçka që ndodhi”, ka thënë Wass.
“Është e tmerrshme që kemi luajtur atë ndeshje. Shumë nga lojtarët tanë u sëmurën pas atij takimi, dhe shumë spanjollë morën virusin me vete në Spanjë”, ka shtuar anëtari i Valencia.
Ndeshja mes Atalanta dhe Valencia konsiderohet si ‘bomba biologjike’ që përhapi virusin nëpër Bergamo, zemrën e Lombardisë, që doli të ishte regjioni më i prekur në Itali.