Investigimi/ Oferta misterioze e një 18-vjeçari! Email-i: Më jepni 2 minuta kohë, të blejë farmacinë deri në 8-fishin e vlerës së saj

0
Gjigandi

Prej disa ditësh me anë të një e-maili joshës, farmacive në vend u kërkohet të shesin biznesin e tyre tek një biznesmen me ofertë joshëse deri në 8 herë me shumë se fitimi i tyre vjetor.

Pa prezantuar një emër kompanie në e-mailin ofertë, personi i identifikuar si biznesmeni Ahmed Pemaj kërkon dy minuta kohë për të bindur me ofertën e tij milionere.

Duke dërguar këtë e-mail:

LEXO EDHE:
Blic në Durrës/ Në hetim 2 farmaciste, shisnin dezinfektantë pa kupon tatimor me çmime abuzive (VIDEO)
“Si ju, edhe unë jam sipërmarrës. Aktualisht jam në procesin e ndërtimit të një kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë, Partnerët e mijë dhe unë mendojmë se kompania juaj mund të bëhet pjesë e kompanisë si një në një mënyrë tepër pozitive”

RonaTyra

Më tej ai shton se “gjatë kohës që ne do të përjetojmë rritje eksponenciale, do të na duhen njerëz të suksesshëm në fushën e biznesit për tu bërë pjesë e jona”, dhe kërkon 2 minuta kohë të telefonohet nga çdo farmacist duke prezantuar në e-mail edhe nr e telefonit.

Këtë ofertë e ka denoncuar në faqen zyrtare urdhri shqiptarë i farmacistëve duke i bërë thirrje farmacistëve të mos bien pre e kësaj oferte, e cila sipas urdhrit është një skemë për monopolizimin e tregut.

“Në mungesë të informacionit se cili biznes apo interes konkret, qëndron pas këtij propozimi, në interes të mos-cenimit të investimit profesional dhe financiar të jetës suaj, lutemi të injoroni e mos bini viktimë e çdo biznesmeni sharlatan, që me paratë e fituara legalisht apo në mënyra të dyshimta (verifikimi i të cilave është detyrë e organeve të ngritura me ligj) kërkojnë t’ju nxjerrë jashtë sistemit”, thuhet në reagimin e Urdhrit të Farmacistëve.

Më tej urdhri ngre dyshime se si ky person që prezantohet si biznesmen ka siguruar të dhënat e të gjithë farmacistëve të Shqipërisë qe ne fakt disponohen vetmen nga institucione shtetërore?

Një tjetër pikëpyetje e ngritur nga urdhri është edhe fakti se si në një kohë kur marzhi i fitimit të farmacive është ulur ndjeshëm, mbetet e çuditshme se si investitorë kaq të mëdhenj zgjedhin pikërisht këtë sektor për të rrezikuar paratë e tyre. Nisur nga ky denoncim u investigua mbi këtë situatë. Përveç ineksitencës tek QKB te ndonjë biznesi ne emrin e tij, Ahmed Pemaj nga gjendja civile rezulton një djali vetëm 18 vjeçar.

Report Tv e ka kontaktuar ne telefon dhe ai me mburrje thotë se ka një kapital të konsiderueshëm dhe garant ka bankat dhe investitorët me para cash.

Por cila është firma e tij? Hedhur një sy qendrës kombëtare të bizneseve edhe pse në e-mail ai prezantohet si ‘’super biznesmeni’’ nuk rezulton i regjistruar në emrin e tij asnjë kompani.

Gjatë bisedës ai pretendon se është CEO presidenti i firmës ‘HelthEmpire’ por edhe kjo kompani nuk rezulton e regjistruar në QKR dhe hedhur një sy të dhënave online kjo firmë nuk ka asnjë adresë asnjë kontakt dhe asnjë të dhënë për aktivitetin e saj.

Gjatë bisedës Pemaj përmend edhe emrin e një kontabilisti të njohur në vend, të cilin Report Tv e kontaktoi por z.Agim Binaj shprehet se biznesmenit i mban vetëm bilancin por s’mund të thotë nëse është apo jo ofertë e leverdishme.

Ne kontaktuam edhe me Dael Dervishin ish kreun e agjencisë kombëtare të burimeve natyrore i cili pranon se është konsulenti ligjor i 18 vjeçarit Pemaj, por pyetjes se kompania të cilës ai i ofron shërbimet ligjore nuk rezulton e regjistruar i përgjigjet se ‘’më jen keq, por duhet të kontaktoni me zotin biznesmen’’.

Ndërkohë vetë Ahmed Pemaj në ofertën dërguar prezanton z. Dervishi si anëtar bordi të kompanisë e ‘HelthEmpire’. Po ashti si anëtar bordi është dhe Agim Binaj i cili për ReportTv tha se është thjesht kontabilist.

Pak ditë më parë farmacistët në vend i dërguan një peticion kryeministrit Rama duke denoncuar edhe tentativat për monopolizimin e tregut dhe futjen e biznesmenëve me probleme në këtë sektor.

A është Ahmed Pemaj një ofertë serioze, apo pas tij fshihet një skemë e dyshimtë mashtrimi, falimentimi apo monopolizimi të tregut kjo mbetet të hetohet nga strukturat ligjore.

Në investigimin tonë ai thotë se nuk pastron para dhe ka si partner edhe kompani dhe emra të rëndësishëm dhe është i gatshëm ti ofrojë kujtdo që kërkon të shesë farmacinë 8-fishin e fitimit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu