SHBA akuza Iranit: Mbështetësi kryesor ushtarak i Rusisë

0
Gjigandi

Marrëdhëniet e Rusisë dhe Iranit janë forcuar në një partneritet të plotë të mbrojtjes, kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Rusia po jep një nivel të paprecedentë të mbështetjes ushtarake, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

SHBA ka parë raporte se të dy vendet po shqyrtojnë prodhimin e përbashkët të dronëve vdekjeprurës, shtoi ai.

Australia ka njoftuar se po sanksionon tre iranianë dhe një biznes iranian për furnizimin e Rusisë me dronë për t’i përdorur kundër Ukrainës.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Iranit është theksuar kohët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për përdorimin e dronëve iranianë në sulmet e saj.

RonaTyra

Pasi fillimisht mohoi dërgimin e ndonjë droni në Rusi, vendi i Lindjes së Mesme më vonë pranoi se e kishte furnizuar disa para pushtimit të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu