“Më nxirrni jashtë kësaj, kutie të mallkuar është shumë errët këtu”. Këto janë fjalët e dëgjuara nga arkivoli i Shay Bradley, i cili kishte vdekur më 12 tetor.
Familjarët e tij treguan se Shay ka qenë i sëmurë për 3 vite dhe e ka ditur që do të vdiste”, raporton “Irish News”.
Duke qenë se ai gjithmonë ka qenë një person i buzëqeshur dhe qesharak, ai ka dashur që në varrimin e tij të mos qaj askush, për këtë arsye e ka incizuar zërin e tij duke i bërë të gjithë të qeshnin.
Në incizim u dëgjua “Ku dreqi jam kështu, a jam duke e dëgjuar një prift, Shay po flet jam në arkivol”.
Dhe më pas u përcjell me një këngë: “Tung, tung përsëri, jam unë duke thënë lamtumirë për herë të fundit.”
Duke u siguruar që e ka bërë familjen dhe të afërmit të qeshin për herë të fundit, ai u largua në paqe.