I riu shqiptar humb jeten ne rrethana te… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në rrethana të mistershme në Itali.   Viktima është 17-vjeçari Endri Cania, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së martës, në Sparnice, të Italisë.     I riu gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta në banesë, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.     Prindërit e të riut të cilët punojnë në bujqësi në shtetin fqinj, lajmëruan ndihmën e shpejtë, pasi panë se i riu nuk kishte shenja jete.   I pari që e pa 17-vjeçarin ishte një mjek i zonës, i cili tentoi që ti bënte masazh kardiak, por pa rezultat.   As ndërhyrja e ambulancës, nuk shërbeu për ta përmendur, pasi i riu u deklarua i vdekur.   Priten rezultatet e autopsisë për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së adoleshentit, për të përcaktuar nëse ngjarja ndodhi për shkaqe natyrale, apo në rrethana të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu